Gati një vit më parë emisioni Fiks Fare trumbetoi me të madhe se në zonën e mbrojtur të lagunës së Kune -Vain po hidheshin inerte duke mbyllur kanalin që furnizonte me ujë lagunën. 

Por sot pas kaq kohësh situata përsëritet, tashmë grupi i xhirimit të Fiks Fare ka sjell me pamje kanalin e dytë që furnizon lagunën me ujë, të cilin duan ta bllokojnë me inerte.

Një video e mbërritur ne redaksinë e Fiks Fare dukej  se në grykën e “Matkeqes” kanali i cili bën shkarkimin nga Hidrovori Tale -Lezhë, për në bregdetin e Tales, po ashtu dhe furnizimin me ujë të lagunës është i bllokuar me inerte.

Banorët thonë se janë po të njëjtët persona që sjellin inerte dhe bllokojnë kanalin me qëllimin për të kaluar në anën tjetër të lagunës. Ndërhyrjet bëhen natën sepse në atë kohë nuk ka roje mjedisore.

Kamera e Fiksit këtë herë filmoi një grumbull tjetër inertesh të hedhura brenda në kanal duke zënë këshu më shumë se gjymën e hapësirës së tij, për të bërë të mundur kalimin nga njëra anë e lagunës në tjetrën. Hedhja e inerteve dukej që ishte e freskët, pasi në rërë dukeshin gjurmët e automjeteve të tonazhit të rëndë.

Një banorë i asaj zone thotë se ato mbetje kishin dy vite që qëndronin në anë të kanalit, por vetëm para 4 ditësh mbetjet ishin parë në kanal. Pas këtij konstatimi gazetarët njoftuan AdZM dhe IKMT Lezhë. Drejtori i IKMT tha se për këtë rast nuk ishin njoftuar, por që duhet ta menaxhojë dhe ta ruaj AdZM.

Specialisti i AdZM tha se këto inerte janë konstatuar me datë 11 Prill në mëngjes herët nga vetë ai dhe nga roja mjedisore. Ai thotë se ruajtja e kësaj zone bëhet vetëm gjatë orëve të ditës pasi në mbremje është e vështire. Gjithashtu ai thotë se ky kanal është bllokuar dhe  dy herë të tjera në kohë shumë të shkurtër nga njëra tjetra.

Të dyja herët është pastruar, dhe është bllokuar përsëri. I pyetur nga gazetarët se kush mund ta bllokojë kaq shpesh ai thotë se nuk është në dijeni, sepse nuk kanë konstatuar asnjë në terren dhe se për pastrimin e këtij kanali përgjegjësi ka Bordi i Kullimit të Ujësjellës Kanalizimive Lezhë, ku drejtori i  këtij institucioni tha për gazetarët e Fiks-it se pak ditë më parë me datë 24 Mars 2023 në zyrë i  ka mbërritur një kërkesë nga një shtetas Emanule Gjura, ku ky i fundit kërkonte që në atë kanal të ndërtohej një urë për të krijuar akses ne pronën e tij në zonë të mbrojtur, brenda në lagunë.

Bashkë me këtë kërkesë për drejtorin e bordit të kullimit është vënë në dispozicion dhe certifikata e regjistrimit të pronës e cila mban datën 16 Mars 2023. Fran Mati, drejtori i Bordit të kullimit thotë se qytetarit nuk i ka kthyer një përgjigje, pasi nuk është në kopetëncat e tij. Gjithashtu zoti Mati shprehet se kjo është një çështje që nuk mund ta zgjidhin instancat vendore por qeveria, pasi kanë të bëjnë me një pronë private në tokë shtetërore.

Duke qenë se laguna Kune-Vain dhe gryka e “Matkeqës” janë nën administrimin e AdZM Lezhë, gazetarët ju drejtuan këtij institucioni ku drejtori z. Kreshnik Toni tha se ajo zonë ruhet nga punonjësit vetëm gjatë orëve të ditës, sepse nuk kanë staf mjaftueshëm. Për sa i përket kërkesës për ndërhyrje në lagunë dhe vënies në dijeni për një certifikatë pronësie, ai tha se nuk i ka mbërritur asnjë kërkesë dhe asnjë dokument, por edhe nëse një qytetar zotëron certifikatë pronësie, ai u shpreh se nuk und të investojë në të pasi është zonë e mbrojtur.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA