Sozia e reperit dhe aktorit të njohur amerikan, Snoop Dogg emri i vërtetë Calvin Cordozar Broadus, gjatë vizitës në Londër është marrë në ruajtje nga një grup shqiptarësh.

Këto janë fotot nga ku sozia e Snoop Dogg ecën në rrugët e Londrës nën shoqërimin e rreptë e konstant, të katër shqiptarëve.

Gjatë udhëtimit me makinë drejt një restoranti në zonën Soho të Londrës sozia e Snoop Dogg shihet duke bërë shqiponjën simbolin e shqiptarëve.

Njëri prej shqipatrëve që e shoqëronte tha  se nuk ishte e lehtë pasi shumë njerz e ndalonin në rrugë dhe kërkonin të bënin fotot.

Prej vitit 1998, kur shqiptarët mbërritën masivisht në Angl, një numër i madh prej tyre nisën të punonin si “doorman”, roje sigurie në lokalet e natës madje edhe në ato ndër më të njohurat.

Me kalimin e viteve shumë shqiptarë kanë ngritur kompaninë e tyre të sigurisë qoftë për mbrojtje personash VIP apo duke punësuar madje edhe anglezë në ruajtjen e lokaleve të natës apo objekteve.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA