Ish-Miss Anglia përballet me 20 vjet burg në Meksikë për trafikim të $300,000 ketamina në aeroportin e Cancun (fotot)

21/04/2023 15:24

Një bukuroshe e shpallur më parë Miss Anglia përballet tashmë me 20 vjet burg në Meksikë pas akuzave për trafikim drogash.

Jennifer Young u arrestua teksa përpiqej të trafikonte tableta ketamina në vlerë rreth 300 000 dollarë në aeroportin e Cancun ku kishte mbërritur nga Amsterdami gushtin e kaluar.

Modelja tashmë 33-vjeçare u kap me 13.080 kg droga të fshehura në pako dhe shishe në një ndarje të fshehtë të valixhes së saj.

Gruaja në moshën 17 vjeçare ishte shpallur Miss Derby ka kaluar tashmë disa muaj në burgun e mbipopulluar të Cancun para se të transferohej në një tjetër burg pranë kryeqytetit Mexico City në shkurt.

Ajo raportohet se nuk i ka treguar familjes për situatën, duke i thënë nënës së saj Angela se po vijon udhëtimet e saj në Meksikë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Familjarët raportohet se kishin mësuar të vërtetën vetëm disa muaj më parë kur bija nuk i telefonoi nënës për t’i uruar ditëlindjen.

Duke folur me mediat nga shtëpia e saj në Derby, nëna Angela tha: “Jam ende e shokuar, Jenny ishte në Meksikë dhe ne besonim se ishte duke udhëtuar, sapo kam marrë vesh se Jenny është në burg”

“Ditëlindja ime ishte në mars dhe më parë kudo që ajo ishte nëpër botë më telefononte. Më pas mora një mesazh nga një shok i saj dhe vetëm pas shumë mesazheve më tregoi që ishte në burg, nuk arrija ta besoja.”

“Më pas mora vesh se prej disa muajsh ishte në burg në Cancun, ku impjanti ishte tmerrësisht i mbipopulluar. E akuzojnë për trafik drogash dhe mund të dënohet shumë”.

Young, e cila ka lindur në Gjermani me nënë britanike dhe baba gjerman ka shpenzuar shumicën e jetës duke udhëtuar si modele apo guidë turistike, që kur u largua nga Britania në moshën 19 vjeçare.

Në një prezantim online e reja shkruante vitin që shkoi: ‘Unë jam Jenny, e lindur në Berlin, gjysmë britanike dhe flas të dyja gjuhët. Më pëlqen të udhëtoj dhe gjithmonë më tërheqin vendet e mia të preferuara, siç është Bangkoku”.

Gjatë kohës në burg Jenny thotë se është vizituar nga përfaqësues të konsullatës britanike me të cilët ka diskutuar për gjyqin e pritur.

Përfaqësuesja tha për mediat: ‘Jenny thotë se i japin tre vakte ushqimi në ditë, por janë shumë të vogla, ajo ende nuk e beson atë që i ka ndodhur”.

Trafiku i drogave është një krim serioz në Meksikë dhe mundë të dënohet me deri në 20 vjet burg. Zyrtarët britanikë atje thanë se po mundohen t’i japin asistencë.

FOTO GALERI
5/6
Gruaja në moshën 17 vjeçare ishte shpallur Miss Derby

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA