Fotot/ Besimtarët myslimanë në Durrës festojnë Fitër Bajramin, falin namazin në shesh
21/04/2023 08:42
Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Qindra besimtarë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit.
Kremtimi i kësaj dite në qytetin bregdetar ka nisur në 6:40 të mëngjesit, kur qindra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Të gjithë besimtarët, së bashku me familjet mblidhen në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës.
Top Channel