Myslimanët në mbarë botën po festojnë festën e Fitër Bajramit, për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

BBC ka postuar disa foto nga vende të ndryshme, ku një ndër to është edhe falja e Bajramit në “Sheshin Skëndërbej” të Tiranës.

Sheshi Skënderbej në Tiranë, Shqipëria tërhoqi mijëra adhurues, shkruan BBC.

Fitër Bajrami – që do të thotë “festa e prishjes së agjërimit” – festohet në fund të Ramazanit, muaj kur shumë myslimanë agjërojnë. Këtu njerëzit bëjnë foto ndërsa dielli lind në Nad Al Hammar Eid Musalla në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, dy burra përqafojnë njëri-tjetrin para lutjeve.

Një vajzë palestineze bën një selfie në xhaminë al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, i cili ndodhet në një kompleks në majë kodre të njohur nga myslimanët si al-Haram al-Sharif (Shenjtori fisnik) dhe nga hebrenjtë si mali i Tempullit.

Lutjet u mbajtën në Xhaminë Bajrakli në Beogradin qendror, Serbi.

Jashtë xhamisë El-Seddik në Kajro, tullumbacet u lëshuan pas lutjeve.

Adhuruesit luten në xhaminë Lakemba në Sydney, Australi.

Njerëzit luten në stadiumin Education City në Katar, i cili priti ndeshje gjatë Kupës së Botës FIFA vitin e kaluar.

Një familje pozon përpara Xhamisë së Madhe Hagia Sophia në Stamboll, Turqi.

Kirgizët falen gjatë festës së Fitër Bajramit në Bishkek, Kirgistan.

Palestinezët kryejnë lutjet e mëngjesit për të festuar Fitër Bajramin në Khan Younis, Gazë.

FOTO GALERI
2/12
Fitër Bajrami – që do të thotë “festa e prishjes së agjërimit” – festohet në fund të Ramazanit, muaj kur shumë myslimanë agjërojnë. Këtu njerëzit bëjnë foto ndërsa dielli lind në Nad Al Hammar Eid Musalla në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA