Besimtarët myslimanë kanë falur Fitër Bajramin në sheshin “Skënderbej” këtë mëngjes, pas një muaji sakrifice.

Droni ka realizuar foto mahnitëse nga riti fetar,  ku besimtarët kanë mbushur sheshin.

Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.

Në Tiranë, besimtarët kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Ceremonia nisi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

FOTO GALERI
3/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA