Sekuestrohen 100 kg kokainë në Norvegji/ Në pranga gjashtë shqiptarë, skema që përdorën për të transportuar drogën nga Brazili

18/04/2023 11:07

100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Norvegji dhe gjashtë shqiptarë kanë rënë në pranga.

Grupi kriminal, mes tyre pesë burra dhe një grua tentoi të kalonte në port mbi 100 kg kokainë të ardhur nga Brazili.

Kjo cilësohet si sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në Norvegjinë Perëndimore.

Sipas medias së huaj, Anija e mallrave “Nordloire” lundroi nga Vila do Conde në Brazil për në Husnes në Kvinnherad të Norvegjisë.

Sipas hetimeve, sasia e drogës ishte e ngjitur poshtë vijës ujore të anijes.

Agjencia doganore e quajti një metodë të njohur të fshehjes së drogës nga grupet kriminale.

Shqiptarët u arrestuan të enjten nga policia e Husnes.  Ndërsa të premten u është caktuar masa e paraburgimit prej katër javësh.

Të gjithë akuzohen për vepra të rënda të trafikimit të drogës.

Ata nuk kanë asnjë lidhje me vetë anijen, sipas Autoritetit Doganor Norvegjez, ndërsa disa nga të burgosurit janë deklaruar të pafajshëm.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA