Aktorja dhe ish konkurrentja e Big Brother VIP, Arjola Demiri i është kthyer keq Luizit, pasi ky i fundit e ka komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Luiz Ejlli ka folur disa herë për aktoren, duke thënë se në edicionin e parë u viktimizua shumë dhe përmendte gjithë kohën fëmijët.
Shkrimi i plotë i Demirit:
“Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive. 6-7 herë më ka përmendur emrin deri tani. Nëse të gjitha femrat viktimizohen si Arjola Demiri. Ftoj Luizin të mos zgjedhë viktima reale për të çuar lojën përpara.
Femrat e zonja dhe luftarake duket që e shqetësojnë, ndaj i përçmon, lufton, përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetë reale. Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde. Pema me kokrra, gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush. Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti”.
Top Channel