Paqe në “Deutsche Bank Park”, Frankfurt dhe M’Gladbach ndajnë pikët

15/04/2023 20:38

Eintracht Frankfurt evitoi humbjen përballë Borussia M’Gladbach, me sfidën që u mbyll në barazim 1-1, takim i vlefshëm për javën e 28-të.

Pjesa e parë u kontrollua më shumë nga miqtë, në një fraksion ku gjetën edhe golin e avantazhit me anë të Hofmann në minutën e 13-të.

Në fraksionin e dytë vendasit krijuan rastet e tyre, ndërsa Gladbach me kalimin e minutave mendoi vetëm të mire administronte ndeshjen, por në fund u ndëshkua nga goli i Kolo Muani, më francezin i cili barazoi në minutën e 83-të.

Kështu, Frankfurt shkon në kuotën e  42 pikë në vendin e 7-të, ndërsa Borussia M’Gladbach prek kuotën e 36 pikëve në vendin e 10.

Top Channel