Lajme të mira për Spallettin, sulmuesi rikuperohet për sfidën ndaj Milanit

14/04/2023 16:21

Lajme të mira për Spallettin. Sulmuesi kryesor i Napolit, Victor Osimhen është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e kthimit ndaj Milanit, ku do të vendoset edhe e kualifikuara për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi është stërvitur me grupin këtë të premte, duke përballuar me sukses ngarkesën e plotë, teksa Spalletti pritet ta marrë me vete edhe për ndeshjen ndaj Veronës të shtunën në kampionat.

Gjithsesi vështirë se do të rrezikohet të luajë ndaj Veronës, pasi trajneri dëshiron ta ketë me çdo kusht për të martën në mbrëmje, në “Diego Armando Maradona”, ku Napoli do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj Milanit.

Sfida e parë në Milano përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1-0 falë golit të Bennacer, teksa për ndeshjen e kthimit Spalletti do të ketë në dispozicion Osihmhen, por jo mbrojtësin Kim Min Jae dhe mesfushorin Anguissa, të cilët janë të pezulluar.

Top Channel