Marcelo Bielsa rikthehet në pankinë, arrin akordin me përfaqësuesen e njohur

07/04/2023 16:31

Marcelo Bielsa rikthehet në pankinë. Mediat argjentinase raportojnë se tekniku ka arritur marrëveshjen me Federatën Uruguaiane, për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.

Uruguai aktualisht drejtohet nga trajneri i përkohshëm Marcelo Broli, i cili mori vendin e Diego Alonsos, i larguar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Botërorin e Katarit.

Kandidatët për stolin e Uruguait ishin të shumtë, megjithatë duket se drejtuesit e federatës kanë zgjedhur “El Loco”-n, i cili në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe në përfaqësuese si Argjentina dhe Kili.

Bielsa është i papunë që prej shkarkimit nga Leeds United më 27 shkurt të vitit të kaluar. teksa duket se projekti i Uruguait e ka joshur dhe pritet të hedhë firmën në javët e ardhshme.

Palët kanë arritur marrëveshjen e plotë dhe prezantimi zyrtar pritet të vijë brenda pak ditësh, me 67-vjeçarin që është gati të nisë një tjetër etapë të re të karrierës së tij si trajner.

Top Channel