Fushatë për biletat e sezonit 2023-24, Mbappe reagon ashpër kundër PSG

06/04/2023 17:03

Klubi i Paris Saint-Germain ka nisur fushatën për abonimet dhe shitjet e biletave për sezonin pasardhës, atë 2023-24.

Në videon e publikuar nga kryeqytetasit për të joshur tifozerinë të abonohet, bie në sy pjesëmarrja thuajse në çdo spot e Kylian Mbappe.

Një gjest që nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit me këtë të fundit që mesa duket nuk ka qenë në dijeni të videos së montuar nga klubi. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Mbappe është treguar i ashpër me klubin duke theksuar se nuk është dakord me videon dhe se nuk mund të lejoj që imazhi i tij të përdoret në çdo lloj forme.

“Sapo pashë fushatën e klubit për biletat e sezonit 2023-24 dhe dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam qenë i informuar me përmbajtjen e videos. Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për “Kylian” Saint-Germain. Siqerisht, Mbappe”, mbyll deklaratën e tij Mbappe.

Top Channel