Fotot/ Precedenti i para 8 viteve dhe binjakëzimi me tifozët e Napolit, ndalohet transferta për ultrasit holandezë

01/04/2023 09:10

Shorti i çerekfinaleve të Europa League vendosi përballë Feyenoord dhe Romën.

Dy skuadrat kanë precedent në këtë kompeticion duke qenë se janë përballur më parë në vitin 2015, teksa pas dy ndeshjeve ishin italianët ata që kaluan në raundin e 1/16-tave. Por, përveç aspektit të fushës, ato që morën më shumë vëmendje ishin ngjarjet jashtë tapetit të gjelbërt.

Ultrasit holandezë që kishin udhëtuar në kryeqytetin italian u “kujdesën” që të linin gjurmët e tyre në rrugët e Romës duke shkaktuar trazira ndërsa nuk kursyen as monumentet e kulturës. Tashmë, që Roma gjen sërish përballë Feyenoord, autoritetet italiane kërkojnë të marrin masa dhe pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet ndalimi i transfertës për ultrasit holandezë. Është pikërisht precedenti i vitit 2015, por edhe binjakizimi i tyre me ultrasit e Napolit që shtyn autoritetet dhe veçanërisht Ministrin e Brendshëm të dalin në këtë përfundim.

Nga ana tjetër, kryeqyteti më datë 20 prill kur edhe do të luhet ndeshja mes Romës dhe Feyenoord do të jetë nën masa të larta të sigurisë pasi pavarësisht se ultrasit holandezë nuk mund të futen në stadiumin Olimpico, një pjesë e tyre pritet të mbërrijë pikërisht me qëllimin për të turbulluar Romën dhe rikthyer panikun në kryeqytetin italian.

Ndërkohë, deri më tani vlen të theksohet se nuk ka asnjë vendim nga ana e autoriteteve holandeze për t’i ndaluar transfertën tifozerisë së Romës me ndeshjen që është përcaktuar të luhet më datë 13 prill.

Kujtojmë se trazira u shkaktuan edhe disa ditë më parë kur ultrasit e Einracht Frankfurt edhe pse të ndaluar për të future në stadiumin e Napolit, mbërritën në qytetin italian dhe u përplasën me ultrasit napoletanë./ Super Sport

FOTO GALERI
1/6

Top Channel