Zyrtare/ Rinovim përpara Interit, Benfica “blindon” arkitektin e sukseseve

31/03/2023 23:01

Rinovim i rëndësishëm te Benfica përpara dueleve në Champions League ndaj Interit. Drejtuesit e klubit të famshëm portugez kanë zgjatur bashkëpunimin me trajnerin Roger Schmidt deri në vitin 2026.

Gjermani qëndron në stolin e “Shqiponjave të Lisbonës” prej korrikut të vitit të kaluar. 56-vjeçari ka bërë një punë fantastike deri tani. Benfica kryeson kampionatin me 10 pikë mbi Porton.

Ndërkohë, skuadra ka Lisbona do të sfidojë Interin e Inzaghit (11 dhe 19 prill) për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League. Nëse ia del do të përballet me fituesin e çiftit Napoli-Milan.

Benfica po dominon Primeira Liga dhe fitimi i titullit të 38-të, si askush tjetër në Portugali, është çështje kohë. Ndërkohë, tifozët shpresojnë dhe besojnë tek avancimi i skuadrës së zemrës në Champions League.

Top Channel