Klopp para Man. City-t: Nuk jemi stërvitur, kemi menduar për merkaton

31/03/2023 18:07

Liverpool do të jetë mysafir në “Etihad Stadium” të shtunën në orën 13:30, megjithatë trajneri Jurgen Klopp duket se nuk ka përgatitur asgjë speciale për këtë takim.

Në intervistën para ndeshjes, tekniku gjerman ka zbuluar se gjatë ndërprerjes së kampionatit ka menduar më së shumti për merkaton e verës, sesa për sfidën ndaj Manchester Cityt.

“Nuk është se kemi punuar specifikisht për ndeshjen, pasi shumica e lojtarëve mungonin. Gjatë kësaj kohe kemi qenë shumë të zënë duke menduar për merkaton e verës së ardhshme. Megjithatë jam i bindur që skuadra do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Mancheste City-t.

“The reds” do të përballen me Manchester Cityn në një sfidë që ka shumë rëndësi për këta të fundit, pasi janë në garë për titullin kampion. Sfida od të startojë të shtunën në orën 13:30 dhe do të transmetohet në ekranin e SuperSport 2.

Top Channel