Botërori i peshëngritjes! Komiteti ekzekutiv i federatës takohet në Shqipëri

31/03/2023 19:56

Shqipëria prej dy vitesh është shndërruar në kryeqendrën e peshngritjes Botërore dhe Europiane. Aktiviteti i fundit madhor këtij sporti është Botërori i të rinjëve që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu po zhvillohet edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Botërore ku mes çështjeve të diskutuara ishte edhe vendi ynë si vend organizator i Botërorit të 2024-s për të rritur.

Shqipëria ka organizuar deri më tani 4 aktivitete madhore ndërkombëtare dhe ka treguar se është në nivelin e duhur për të pritur këto aktivitete, ka lehtësim me procedurat e vizave pasi Botërori i kaluar në Meksikë na solli shumë mungesa për shkak të problemit me paisjen me viza.

Ndërkohë në takimin e fundit me kryeministrin Rama, president i federatës botërore të peshngritjes Jaloud dhe president i FSHP Elez Gjoza i kërkjuan edhe pasaportën shqiptare për presidentin e IWF.

Sic e premtoi kryeministri Rama në takimin që patëm Jaloud do t’i japin pasaport shqiptare shumë shpejtë.

Shqipëria ka marrë dy medalje në Kampionatin Botëror të moshës 15 dhe 17vjec. Enkileda Carja, vetëm 15 vjeç, erdhi nga Bateria B dhe mori dy medalje të bronzta.

Si ka shkuar ky Botëror?

Ndërkaq peshngritja është një sport i paregjistruar në olimpiadën e 2028-s, për këtë u diskutua edhe në komitetin ekzekutiv në Durrës.

Top Channel