“Ai krijon shumë entuziazëm”, Godin: Bielsa trajner i madh

31/03/2023 20:57

Marcelo Bielsa është kandidati kryesor për stolin e Uruguait.

Kapiteni i dy herë kampionëve të botës, Diego Godin shprehu mendimin e tij në lidhje me uljen e El Loco në pankinën e kombëtares latine.

Nuk mund ta them dot nëse dua Bielsën trajner të Uruguait, pasi kam respektin maksimal për të gjithë trajnerët që mund të drejtojnë Kombëtaren.

Do të flas më gjatë kur të zyrtarizohet trajneri i ri. Sigurisht që Bielsa është një trajner i fortë. Ai gjeneron entuziazëm te njerëzit dhe tifozët, sepse është një trajner i madh”, deklaroi mbrojtësi i njohur.

67-vjeçari argjentinas ka një eksperiencë të madhe. Ai qëndron pushim prej 27 shkurtit të vitit 2022, datë kur u shkarkua nga Leeds United. Ai pritet të firmosë deri në vitin 2026 me Uruguain.

Objektivi është kualifikimi i kombëtares latine në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë./ SuperSport

Top Channel