Shorti/ Vllaznia në gjysmëfinale me Egnatian, flasin drejtori sportiv dhe presidenti

30/03/2023 13:00

Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Goglat përcaktuan çiftet Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia.

Në një pronocim për mediat drejtori sportiv i shkodranëve, Vioresin Sinani dhe presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi shpalosën objektivin për të shkuar në finale.

Sinani- “Vllaznia do zhvillojë ndeshje të mira me Egnatian dhe do të shkojë në finale. Shpresoj që të jetë momenti i duhur për Vllazninë të kualifikohet me Egnatian dhe të dalë në finale me njërën prej fituese të çiftit tjetër. Egnatia ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë, por jam i bindur që kësaj radhe është radha jonë”.

Demrozi- “Jam i kënaqur me shortin. Por edhe po të na binin ekipe të tjera, ju tashmë e keni pare që Egnatia është një ekip i fortë. Do të bëjmë maksimumin që të arrijmë finalen e Kupës”.

Kujtojmë se ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë luhen më datë 26 prill ndërsa to të kthimit më datë 11 maj, me finalen që është përcaktuar të zhvillohet më datë 1 qershor.

Top Channel