Pioli në telashe, Milani humb një tjetër lider para ndeshjeve me Napolin

30/03/2023 18:03

Pioli në telashe. Përveç Pierre Kalulu, Milani humb edhe shërbimet e Zlatan Ibrahimovic për turin e forcës që e pret në muajin prill.

Krahas kampionatit, kuqezinjtë do të luajë edhe dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Sulmuesi suedez është kthyer i dëmtuar nga grumbullimi me Suedinë dhe u është nënshtruar vizitave mjekësore, të cilat kanë evidentuar një problem muskulor në kofshën e djathtë.

Klubi i Milanit nuk jep detaje mbi rikuperimin e tij, por sqaron se situata do të monitorohet nga java në javë. Gjithsesi vlen të theksohet se në raste të ngjashme, Ibrës i janë dashur më shumë se 6 javë për t’u rikuperuar. Thënë këtë, nuk përjashtohet mundësia që sezoni i suedezit të ketë përfunduar tashmë.

Sigurisht ky lajm shqetëson jo pak Stefano Piolin. Ai do të duhet të bazohet vetëm te francezi Olivier Giroud për ndeshjet e rëndësishme të muajit prill. KJo për faktin se edhe belgu Origi nuk po arrin të bindë me paraqitjet e tij.

Top Channel