Thellohet skandali në futbollin turk, në pranga 17 arbitria dhe presidentii një klubi të SuperLig
Marcelo Bielsa drejt rikthimit në pankinë. Mediat argjentinase raportojnë se tekniku është shumë pranë firmës me Federatën Uruguaiane, për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.
Uruguai aktualisht drejtohet nga trajneri i përkohshëm Marcelo Broli, i cili mori vendin e Diego Alonsos, i larguar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Botërorin e Katarit.
Kandidatët për stolin e Uruguait ishin të shumtë, megjithatë duket se drejtuesit e federatës kanë zgjedhur “El Loco”-n, i cili në të shkuarën ka bërë mjaft mirë edhe në përfaqësuese si Argjentina dhe Kili.
Bielsa është i papunë që prej shkarkimit nga Leeds United më 27 shkurt të vitit të kaluar, teksa duket se projekti i Uruguait e ka joshur dhe pritet të hedhë firmën në javët e ardhshme.
Top Channel