Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit befason të gjithë (Video)

30/03/2023 09:55

Neymar Junior është duke kaluar edhe një herë fazat vendimtare të sezonit për Paris Saint-Germain jashtë fushe, për shkak të lëndimeve. Kjo do të thotë që ylli brazilian është sërish i lirë për t’u argëtuar në mënyrën e vetë për muaj të tërë.

Dhe një nga hobit kryesore të Neymarit është pokeri. Brazilianit i pëlqen të luajë kumar gjatë kohës së tij të lirë dhe pas një operacioni për një problem me ligamentin e kyçit të këmbës, ka shumë kohë që ai të ushtroj këtë hobi.

Ndërsa luante poker në internet me sa duket, Neymar u incizua pasi humbi 1 milion euro me një dorë të vetme. Fillimisht u duk se ai do të ankohej dhe po qante për shumën e parave të humbura, por më pas shpërtheu në të qeshura.

Kjo video shërben edhe një herë për të ilustruar hendekun disi të padepërtueshëm midis futbollistëve më të mirë në botë dhe të përditshmes për shumicën e njerëzve.

Megjithëse shumë njerëz e kanë të vështirë t’i imagjinojnë dhe jo më t’i kenë të tyret dhe më pas ti shpenzojnë në bixhoz aq para, mesa duket ajo pakicë që i zotëron ka zgjedhur të tregohen jo serioz me të.

Top Channel