Hidhet shorti/ Goglat dhurojnë spektakël, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste për Kupën e Shqipërisë

30/03/2023 11:27

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Goglat vendosën përballë Vllazninë me Egnatian ndërsa në krahun tjetër, Tirana do të përballet me Teutën. Kujtojmë se shkodranët janë kampionët në fuqi të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vend dhe do të kërkojnë ta ruajnë këtë status.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 26 prill ndërsa të kthimit do të luhen më datë 11 maj, ndërsa finalja është parashikuar të luhet më datë 1 qershor në stadiumin “Air Albania”.

Top Channel