“Rritni pagat në ndërtim”/ Rama: Çmimet janë rritur, por 32% e punëtorëve me pagë minimale

29/03/2023 19:50

Dialogun kombëtar me sipërmarrjen për rritjen e pagave kryeministri Edi Rama e vijoi në Tiranë në sektorin e ndërtimit.

Të  gjithë pronarëve të  kompanive të ndërtimit u tha se “Është e papranueshme pagesa minimale për atë që punojnë në këtë sektor”.

“Kur sot metri katror në Tiranë pa folur për dyqanet e ka kaluar 1 mijë eurot, si mundemi ne të kemi një pagë minimale, jo këtu në këtë kompani por në kompanitë e ndërtimit, një pagë minimale për 32% të totalit të të punësuarve? Pra 32% e 53 mijë njerëzve marrin pagë minimale, si mund të pranohet kjo? Ky nuk është më një shpërblim i një krahu pune që bën te mundura fitimet më të mëdha dhe më sistematike për kompanitë shqiptare, ky është shfrytëzim i punonjësve deri në limitet, deri në caqet e mbijetesës dhe ne këtë nuk kemi për ta toleruar më.”-tha Rama.

Qeveria paralajmëroi kryeministri,  pritet ti dërgojë parlamentit disa ndryshime ligjore  për ato kompani ndërtimi që përfshihen në punë publike.

“Ne nuk do pranojmë më kompani ndërtimi që të vijnë të kërkojnë para taksapaguesve për të ndërtuar rrugë, për të ndërtuar çerdhe, kopsht e shkolla apo çfarëdo tjetër ose nuk do pranojmë as kompani ndërtimi që do vijnë të kërkojnë leje ndërtimi në Republikën e Shqipërisë nëse ata sjellin paga të tilla. Kompani që nuk garantojnë pagat reale për punonjësit e tyre, ne nuk mund t’i financojmë dot me lekët e taksapaguesve.”– tha kryeministri Rama.

Afrimi fushatës elektorale, ka nisur të prodhojë batutat e para nga Edi Rama.

Avenir, shumë faleminderit për mikpritjen, për punën, për modelin që ke krijuar. Sikur të kishim edhe demokratë të tjerë si puna jote, do kishim shkuar shumë larg, po avash-avash. Shumë faleminderit!”– u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA