Kosova “dështon” në Prishtinë/ Barazon 1-1 me Andorën! Trajneri: Nuk jap dorëheqjen, s’ua bëj qefin

29/03/2023 15:59

Tjetër barazim për Kosovën në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Sërish me rezultatin 1-1 si në Izrael. Dardanët gabuan në “Fadil Vokrri” përballë Andorrës, sfidë që duhej fituar me çdo kusht.

Djemtë e Alain Giresse bënë pak për të mbërritur te fitorja, pavarësisht dëshirës. Kosova zhvilloi një lojë të vakët dhe mori vetëm një pikë. Edon Zhegrova zhbllokoi takimin pas një “shpërthimi” në minutën e 59’ por që skuadra mike reagoi vetëm pas dy minutave duke barazpeshuar shifrat që mbetën deri në vërshëllimën përfundimtare ashtu.

Në përfundim të takimit trajneri i Dardanëve Alain Giresse theksoi: “Arsyet e dështimit sonte? Mendoj se nuk e gjetëm zgjidhjen. Na mungoi diçka për konkretizimin e rasteve. Edhe arbitri nuk mori vendimet e duhura. Ka shumë gjëra që kjo ndeshje përfundoi 1-1″.

I pyetur në lidhje me dorëheqjen pas rezultateve jo të mira Giresse shton: “Qëllimi im të vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua se çfarë u kënaq juve. Mua më intereson të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj përpara”, theksoi Giresse.

Top Channel