Një person, i akuzuar për vrasjen e hidraulikut shqiptar Pëllumb Islami një muaj më parë në Athinë është dorëzuar sot në polici.
Shtetasi shqiptar Olsia (Ornerst) Nurixhi dyshohet se ka gjatë një përplasjeje mes bandave ka vrarë Islamin.
Aktualisht, ai ndodhet në policinë e Nea Jonias në kryeqytetin grek, ndërkohë që pritet të merret në pyetje për ngjarjen.
Për vrasjen e 37-vjeçarit shqiptar janë lëshuar shtatë urdhra arresti.
Ngjarja ndodhi në 22 shkurt, në ambientet e një lokali ku nisi një sherr mes disa klientëve shqiptarë. Shumë shpejt, konflikti degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar.
Plumbat plagosën Pëllumb Islamin që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai u dërgua në spital me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Top Channel