Protestat e dhunshme në Francë për pensionet, mbyllet përkohësisht Kulla Eiffel

28/03/2023 18:06

Protestat e dhunshme në Francë, për rritjen e moshës së pensioneve, ka sjellë mbylljen e Kullës Eiffel deri në një njoftim të dytë.

Situata e tensionuar prej shumë ditësh në rrugët franceze ka bërë që qeveria të marrë të gjitha masat duke vënë në gatishmëri policinë dhe mbyllur disa pika turistike për të shmangur incidentet.

Tashmë vetëm pjesa e përparme e saj është e aksesueshme për turistët e paktë që ecin në zonë. Ata u lajmëruan paraprakisht për vendimin e marrë duke u shprehur se turistëve dhe personave që do të dëshirojnë ta vizitojnë nuk do tu lejohet hyrja.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë qeveria vendase nuk heq dorë nga vendimi për të rritur moshën e pensioneve me dy vite, një projektligj i paraqitur nga presidenti Emanuel Macron.

Francezët që prej deklaratës së presidentit të tyre kanë “pushtuar” rrugët duke kundërshtuar. Gjendja ka argravuar deri në përdorimin e dhunës dhe kundërpërgjigjen e policisë për të marrë situatën nën kontroll.

Pavarësisht se nuk kanë marrë ende një përgjigje ata nuk ndalen së protestuari reformën të cilën e kosiderojnë të gabuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA