Kosova luan sonte (20:45) takimin e dytë eliminator të Euro 2024. Dardanët e nisën fushatën e tyre drejt Gjermanisë me një barazim 1-1 në Izrael.

Djemtë e Giresse do të sfidojnë Andorrën në “Fadil Vokrri”, përballje që do të transmetohet në SuperSport 3. Izraeli, Zvicra, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra janë kundërshtarët e Kosovës.

Eliminatoret e Euro 2024
Grupi I

KOSOVË-ANDORRA 1-1 (Zhegrova 59′ / Rosas 61′)

Kronika e ndeshjes:

61′ Barazon Andorra. Berto Rosas përfiton nga pasiguria e dardanëve dhe barazon rezultatin.

59′ Goooooooooool! Kosova kalon në avantazh falë golit të Edon Zhegrovës.

44′ Arbër Zeneli shpërthen në krah dhe gjen Muriqin. Sulmuesi i Mallorca gjuan, pret portieri Alvarez.

21′ Aksion i bukur i Kosovës. Mundësi e shkëlqyer për Arbër Zenelin, topi përplaset te mbrojtësi miq.

9′ Kosova jep sinjalin e parë. Kroson Zeneli, Muriqi gjuan me kokë, pret pa probleme portieri i Andorrës.

Fillon ndeshja Kosovë-Andorra. Dardanët synojnë fitoren e parë në grup.

FORMACIONI

Trajneri francez ka bërë katër ndryshime krahasuar me titullarët e takimit të parë në grupin I. Vojvoda, Dresevic, Muslija dhe Zhegrova nuk ishin në nivelin e duhur përballë Izraelit.

Nga minuta e parë do e nisin Hadërgjonaj, Berisha, Fazilji, ndërkohë që Arbër Zeneli do të formojë treshen ofensivë me Rashicën e Muriqin.

Top Channel