Franca siguroi suksesin e dytë në Dublin, në një transfertë të vështirë përballë Irlandës.
Goli i Pavard vendosi fatet e sfidës, ndërsa tani nënkampionët e Botës kryesojnë Grupin B me pikë të plota, 6 pas dy ndeshjeve të para.
Sa i përket kësaj sfide, por edhe formës së treguar nga portieri Mike Maignan, i cili tashmë është numri një i portës franceze, Deschamps u shpreh shumë i lumtur për pikët, nisjen e kualifikueseve dhe vlerësoi në maksimum punën e portierit të Milan-it.
“Jam shumë i lumtur për këtë nisje, pasi është shumë pozitive ta nisesh me gjashtë pikë, pesë gola shënuar dhe asnjë të pësuar. Skuadra tregoi shpirt dhe karakter të madh. Mike bëri një pritje të jashtëzakonshme, por unë nuk jam i befasuar. Unë e di se për çfarë është i aftë Mike. Hugo ishte gjithashtu i aftë për shpëtime të tilla në zhanrin e tij. Mike i ka të gjitha cilësitë, qëllimin dhe mendjen. Ai është një lider. Fillimisht ishte penalltia e shpëtuar ndaj Holandës. Por kjo ndalesë vlen edhe më shumë, vlen sa një gol. Nuk kisha dyshime dhe pasiguri për trashëgiminë. Jam shumë i lumtur për të, skuadra ndihet e sigurt kur ai është në portë.” – përfundoi Didier Deschamps.
Top Channel