SHBA këtë vit hyn në recesion, ekonomistët: “Çmendet” inflacioni, “zhyten” bizneset!

27/03/2023 12:42

Shumica e ekspertëve të ekonomisë presin që Shtetet e Bashkuara të rrëshqasin këtë vit në recesion, ndërsa në 2024-tën inflacioni të jetë akoma edhe më i lartë.

Paralajmërimi i tyre vjen pas një vëzhgimi gjashtëmujor të situatës ekonomike. Më shumë se dy të tretat e specialistëve të pyetur nga Shoqata Kombëtare për Ekonominë e Biznesin thanë se presin që inflacioni të mbetet mbi katër për qind deri në fund të këtij viti.

Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të kësaj Shoqate në sondazhin e kryer gjatë periudhë 2 deri në19 mars. Rezerva Federale i rriti normat e interest me 4.75 pikë përqindjeje në një përpjekje për të frenuar inflacionin që në 2022-shin, mbërriti nivelin më të lartë prej dekadash të tëra.

Rritja e çmimeve pësoi një lloj ngadalësimi duke ndaluar në 6.0 për qind në shkurt, edhe pse kjo shifër sërish është shumë më e lartë se objektivi afatgjatë prej 2 përqind i Federal Reserve. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Kohët e fundit, shqetësime rreth falimentimeve të bankave u përhapën në ekonomitë botërore, nga Nju Jorku në Pekin, ndërsa bankierët qendrorë u hodhën në veprim për të qetësuar depozituesit dhe tregjet financiare. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u përpoq megjithatë të tregonte se sistemi bankar në SHBA, është në gjendje të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA