Futbollistët e Anglisë dhe Ukrainës thirrje për “paqe” në kualifikueset e Euro24

26/03/2023 18:48

Kombëtarja e Anglisë ka nisur një ndeshje kualifikuese kundër Ukrainës për Kampionatin Evropian në Wembley.

Të dyja skuadrat u bashkuan për një fotografi para ndeshjes, ndërsa lojtarët shtrënguan një flamur ukrainas me të shkruar “paqe”.

Tifozët më parë valëvitnin flamujt ukrainas dhe shumë prej tyre dukeshin emocionalë teksa himni kombëtar i vendit të Evropës Lindore luhej në stadium.

Lojtari i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko dhe sulmuesi i Chelseat, Mykhailo Mudryk, janë ndër lojtarët ukrainas që garojnë në kualifikuese kundër Tre Luanëve.

Sakaq, krahas thirrjeve për paqe u dëgjuan edhe thirrje më dëshpëruese për mbrojtje teksa një tifoz ukrainas u pa duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “nuk ka kohë për të pritur, ne kemi nevojë për F-16”. 

Pajisja me avionët luftarak F-16 për t’u mbrojtur kundër sulmeve ruse është gjithashtu një thirrje e Kievit drejtuar kohët e fundit Perëndimit. Tifozët u panë gjithashtu duke mbajtur një flamur që shprehte mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën në konflikt.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel