EURO 2024/ Të hënën Poloni – Shqipëri, tekniku i polakëve nis ‘presionin’: Shqiptarët i vlerësojmë shumë, por vendosim ne!

26/03/2023 14:44

Polonia vjen si kundërshtari më i fortë në grup, i ardhur nga vazo e parë.

Polakët janë një rival të cilin kuqezinjtë e ndeshën dhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës. Historiku nuk është në favor të Shqipërisë, që nuk ka fituar dot asnjë nga 7 ndeshjet e fundit ndaj Polonisë.

Për t’iu shtuar këtyre shifrave edhe disfatën e Polonisë në aventurën me Republikën Çeke, polakët duket se nuk kanë në plan të përmbahen përballë kuqezinjve gjatë ndeshjes së të hënës për eliminatoret e Europianit. Për mediet, tekniku Fernando Santos ka theksuar qëllimi i tyre në Varshavëë është të rikuperojnë.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë për klube të mëdha, por dhe lojtarët tanë luajnë për ekipe të mëdha. Nëse qëndrojmë të fokusuar, atëherë do të kemi kualitetin për të shmangur problemet.

Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që e karakterizon Poloninë. Aftësia për të sakrifikuar dhe aftësia për të bërë gjëra të mëdha. Mund të themi që e respektojmë skuadrën shqiptare, por ne jemi ata që vendosin këtu,”- u shpreh Santos.

Vlen të theksohet se, Shqipëria është ndeshur në 13 raste me polakët, duke pësuar 9 humbje e duke marrë vetëm 1 fitore, në vitin e largët 1953 në ‘Qemal Stafa’ me golat e Loro Boriçi dhe Refik Resmja. Rezultati i fundit pozitiv ndaj Polonisë është regjistruar në 31 tetor 1984 në një barazim 2-2 në transfertë falë golave të Mingës dhe Kolës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA