Kryesia e Partisë Demokratike e thirrur nga kryetari Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur kandidat për Bashkinë e Tiranës Roland Bejkon.

Bejko do garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit me siglën e PD-së, përballë kandidatit të PS-së Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai ka mbajtur postin e drejtuesit politik të qarkut pas shkarkimit të Tritan Shehut dhe gjithashtu ka qenë i dyti i listës në zgjedhjet parlamentare të viti 2021, por nuk arriti të fitonte.

Votimi  për Bejkon:

Nuk morën pjesë në votim:Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Jorida Tabaku, Ori Nebiaj, Jonila Godole.

Votuan pro Bejkos: Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Orjola Pampuri, Xhemal Gjunkshi, Flamur Hoxha, Gazment Koduzi, Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Agron Kapllanaj.

Abstenim në votim:Indrit Sefa, Endri Hasa, Juela Hamati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA