Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 22 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

25/03/2023 19:46

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 290 testime të Covid 19, ku 22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar ndërsa nuk ka humbje jete dhe 6 janë shëruar.

Nga këto testime ka rezultuar se 13 janë të infektuar në Tiranë, 4 në Vlorë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kamëz.

Aktualisht janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ku në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Gjithashtu numri i të shëruarve ka shkuar në 330,035 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 25 Mars 2023)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 290

Testime totale 2,047,223
Raste pozitive 333,799
Raste të shëruara 330,035
Raste Aktive 163
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Fier 8
Vlorë 8
Berat. 3
Durrës. 2
Shkodër. 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA