Vrasja në Karolinën e Jugut/ Ish-ushtari qëlloi për vdekje tre fëmijët e tij në sy të ish-bashkëshortes

23/03/2023 10:24

Një ish-ushtar ka qëlluar për vdekje tre nga fëmijët e tij dhe një ushtar amerikan që ndodhej pranë gruas së tij.

Charles Slacks Jr dyshohet se përdori një çelës për të hyrë në shtëpinë e ish-gruas së tij Aletha Holliday në Karolinën e Jugut të martën mbrëma.

Ai gjeti ish-gruan e tij Holliday në oborrin e shtëpisë e cila është në pronësi të të dyve, duke folur me një burrë 38-vjeçar. Charles ka gjuajtur 38-vjeçarin me armë dhe ka hyrë në shtëpi.

Holliday ndoqi Slacks, por ndaloi kur ai drejtoi armën drejt saj. Ajo nuk e kishte celularin me vete dhe nuk mund të telefononte policinë. Ajo del nga shtëpia për të gjetur telefonin tek personi që ishte qëlluar me armë, por nuk arriti ta gjende dot. Në ato momente ajo dëgjon disa të shtëna armësh.

Holliday tha se kur hyri brenda shtëpisë, ajo pa Slacks në krye të shkallëve i cili kishte qëlluar veten. Më pas ajo shkoi të kontrollonte fëmijët tek dhoma e gjumit dhe i gjeti të gjithë të vrarë.

Ata janë identifikuar si Aayden Holliday-Slacks, 5 vjeç; Aaron Holliday-Slacks, 6 vjeç; dhe Ava Holliday, 11.

Slacks ishte tërhequr nga ushtria. Ushtari 38-vjeç vdiq më vonë në spital. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA