Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar ditën e sotme në Top Talk, ka folur rreth hetimit që është hapur për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahemtaj. 

Karamuço është shprehur se SPAK po e zvarrit çështjen duke i lënë vend opinionit publik dhe mediave që të avancojnë më shumë se organet hetimore.

Juli Xhokaxhi: Si ka vepruar SPAK deri tani, shohim qe ka nisur hetimi që në 19 shtator të vitit të kaluar dhe bëhen kontrollet e banesave në 8 mars të këtij viti. Pak ditë më parë kemi mësuar që SPAK i ka nisur këto hetime disa ditë më parë, si ka mundësi që bëhen me aq vonesë?

“Unë e kam dëgjuar edhe drejtuesin e SPAK  dhe aty ai vetë shfaqi disa problematika në një raportim pranë KLP-së edhe në cilësi të hetimeve të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit që sipas tij nuk janë në nivelin që duhet të jenë për të zhvilluar hetime profesionale po ashtu dhe të mbingarkesës në punë dhe në fund tha se mbajmë parasysh disa çështje prioritare dhe nuk dha cilësi apo element se për cilat çështje bëhet fjalë. E ka në juridiksion SPAK-u që të zvarrisë dhe të vonojë çështje duke i lënë vend opinionit publik dhe mediave që të avancojnë për çështje të caktuara më tepër se organet hetimore. Ky është një hetim që është në një fazë në zhvillim dhe nuk kemi ende një akuzë të ngritur apo të paktën komunikim akuze. Për publikun kjo ngjan sikur është fundi por ky është vetëm fillimi. Është shumë shpejt për të folur për këtë gjë. Derisa nuk ka një akuzë të lidhur të drejtpërdrejtë për inceneratorët ajo do të dalë gjatë rrugës ca do të ketë gjatë rrugës kjo çështje është ndërtuar në mënyrë të veçantë. Kam vënë re së fundmi kundërshtimin dhe prapësimet që janë bërë në gjykatë vetë avokatët e subjektit, këtu flitet për një çështje që kanë të bëjnë më proces të rregullt ligjor me mënyrën si janë marrë sendet e kontrolli, mënyrën e identifikimit se kush është aset i vetë subjektit këto janë çështje që duhet të trajtohen dhe do të japë një verdikt gjykata.“- tha Ervin Karamuço.

Top Channel