Subvencionet në bujqësi, radhë të shumta në Lushnjë! Mbi 300 persona kërkojnë shërbimin në një orë

20/03/2023 13:11

Me radhë te shumta ka nisur dita e pare e subvencioneve ne bujqësi.

Te paktën mbi 300 persona kanë kërkuar shërbim për 1 ore në dy pikat e hapura në Lushnjë. Pavarësisht se aplikantët mund te përdorin edhe aplikacionin e-albania, pjesa më madhe e tyre nuk e bëjnë për shkak te mos dijes së përdorimit të tij.

Sistemi online ka qene i mbingarkuar për shkak të numrit të madh të aplikantëve ç’ka ka sjell ngadalësimin e tij.

Nga data 20 mars deri ne 11 prill janë te hapura skemat mbështetëse ne bujqësi.

Në ditën e parë shumica e fermerëve ishin te interesuar për skemën e naftës pa akcize.Kjo ka sjelle bashkimin e sipërfaqeve bujqësore nga shume fermerë për të përfituar nga skema, duke u grupuar. Pavarësisht se është hequr kriteri kush aplikon i pari përfiton , kjo nuk solli uljen e numrit te radhëve te pritjes.

Për sa i përket dokumentacionit këtë vit nuk ka probleme me sigurimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA