Edhe pse statistikat tregojnë për rritje të aksidenteve me vdekje, drejtuesit e automjeteve vazhdojnë të thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke u kthyer në burim aksidenti.
Një shqiptar nga Kosova është kapur në tunelin e Kalimashit në Kukës duke lëvizur me shpejtësi skëterrë 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit
Drejtuesi 27-vjeçar i mjetit luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, është gjobitur me 55 000 lekë të rinj.
Gjithashtu, për shkak të rritjes së fluksit të lëvizjes, gjatë fundjavës që lamë pas, shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë kësaj fundjave, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masat administrative përkatese:
357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar. Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit; 70 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara dhe 3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.
Policia thotë se në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Lexo edhe: Aksidentet u shtuan në muajin shkurt/ Në 85% të rasteve është faji i shoferëve
Top Channel