Në Mashkullorë, pranë Gjirokastrës është përkujtuar 115 vjetori i luftës së Mashkullorës ku çeta e Çerçiz Topullit u përball atëherë me garnizonin turk në një betejë të pabarabartë.
Tërësia e vargjeve të kënduara rreth kësaj ngjarjeje është një prej pasurive më autentike folklorike të zonës, që u rindërtua me iniciativën e gazetarit të Top Channel Marin Mema.
Trashëgimia e pasur folklorike që buron prej kësaj ngjarjeje orientoi një linjë të kënduari me në qendër atdheun dhe lirinë. Kontribute të tilla si ato të çetës së Çerçiz Topullit frymëzuan lëvizjet e mëtejshme që i paraprinë pavarësisë.
Banorët e Mashkullorës e kanë rrëfyer historinë e kësaj lufte brez pas brezi.
Rrapi historik i Mashkullorës u shemb pak vite më parë duke ndjekur fatin e shumë pemëve historike të rrapit në të gjithë Jugun por lufta e Mashkullorës e 18 Marsit të vitit 1908 është përjetësuar në një memorial.
Top Channel