Sylvinho: S’më intereson ku luajnë lojtarët, sekret si do i motivoj

18/03/2023 12:22

Sylvinho shpalli dje listën e lojtarëve të grumbulluar në Kombëtare për ndeshjen ndaj Polonisë. Kuqezinjtë nisin eliminatoret e Euro 2024 në Varshavë përballë Polonisë (27 mars).

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi. Ai shpreson ta nisë me rezultat pozitiv aventurën si trajneri i Shqipërisë. Gjatë prononcimit për shtypin, ai u shpreh:

Është nder të jem trajneri i Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj FSHF-në për mundësitë për të parë shumë lojtarë. I kemi ndjekur, i kemi takuar. Është bërë një punë e madhe prej dy muajsh.

Kemi parë rreth 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë. Kemi parë rreth 70 lojtarë që janë në xhiron e Kombëtares. Kam takuar shumë lojtarë gjatë gjithë kësaj kohe.

Jam shumë i lumtur edhe për kushtet. Tani jetoj në Tiranë, jam i lumtur për këtë fakt. Patëm një stërvitje edhe me Shqipërinë U17. Jemi gati për ndeshjen me Poloninë.

Po shkojmë drejt një skeme 4-3-3? Mehmeti po bën një rrugëtim të mirë në Championship. Ai është shumë i aftë teknikisht, një lojtar i fortë dhe në formë të shkëlqyer. Mund të përmirësohet akoma edhe më shumë. Asani është një sallaks, një mesfushor sulmues. Kemi shumë nevojë për një lojtar mëngjarash në fazën sulmuese. Ai ka bërë mirë në Hungari. Sot realizoi tre gola në Korenë e Jugut.

Kemi parë 240 ndeshje dhe më shumë se 70 lojtarë. Po, mund të luajmë me skemën 4-3-3, por edhe 4-2-3-1. Kemi gati tre skema të ndryshme. Do të shohim gjatë këtyre ditëve gjendjen e lojtarëve.

Mihaj, Doka, Çekiçi dhe Roshi mungojnë, pse? Sigurisht që ata mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Janë lojtarë të rëndësishëm, janë në fokusin tonë, si Muçi dhe Çekiçi. Ata mund të na ndihmojnë shumë në të ardhmen. Ky është një grumbullim për ndeshjen ndaj Polonisë. Në të ardhmen mund të ftojmë edhe lojtarë të tjerë. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, por këto janë zgjedhjet për këtë ndeshje.

Ka edhe lojtarë si Muçolli. Ai është një sallaks që më pëlqen shumë. Ai na bën punë, do e mbaj në vëzhgim. Kam shkuar në shumë vende për të parë lojtarë. Të dy portierët i kamë takuar.

Berisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur me ekipet e tyre. Por ata janë lojtarë të rëndësishëm dhe me eksperiencë. Janë lojtarë të fortë, do shoh nga afër gjendjen e tyre.

Kështu është puna në Kombëtare. Shohim shumë lojtarë, të gjithë janë të rëndësishëm. Të ecim përpara dhe të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë. Vetëm kështu mund të kualifikohemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA