Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borell ka anuluar fluturimin për sonte në orën 20:00 për të udhëtuar nesër në mëngjes në orën 06:00.

Lajmin e bëri të ditur Ali Ahmeti i cili tha se kanë informacione për anulimin e fluturimit me arsyen se ka një takim të rëndësishëm.

Sipas Ahmetit edhe ua ka rritur shpresat për pajtim në bisedime mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

“Është vështirë të parashikohet nëse bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër dhe kjo varet nga bisedimet dhe qëndrimet e palëve se sa afër dhe sa larg janë”, tha ai, duke shtuar se me planin evropian fitues janë të dyja palët.

Takimet në Ohër po vazhdojnë, ku deri tani janë bërë dy pauza mes atij të Kurti-Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA