U godit për vdekje me thikë pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën në Ksamil Kjo është Diana Bahçja. Për 10 ditë ajo ka qëndruar në burgun e grave në Tiranë kur duhet të ishte pranë shtratit të të porsalindurit të saj.
Nga kafazi i xhamtë i gjykatës së Tiranës ku u paraqit mesditën e sotme për të kërkuar mëshirë ajo kërkonte me sy bashkëshortin për ta pyetur për foshnjën.
Një ditë para ditës ndërkombëtare të grave Diana Bahçja u vendos në pranga me akuzën e braktisjes së fëmijës nga martesa e parë.
Por ekzekutimi i këtij vendimi paradoksalisht e ndahu nga fëmija i saj i dytë që me arrestimin e të ëmës iu mohua dhe qumështi i gjirit deri ditën e sotme ku gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike çifti i ri e ka të pamundur të paguajë gjobën e vendosur nga gjykata, por e reja nuk do të rikthehet në burg pasi shumë qytetarë janë ofruar ta paguajnë pasi janë prekur nga historia e saj në media.
Top Channel