Duka në Top Talk: Nëse dalim në koalicion na penalizon që të shikojmë peshën e partisë sonë

17/03/2023 16:39

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka i ftuar në emisionin Top Talk tha se koalicioni i penalizon që të shikojnë peshën e partisë së tyre në zgjedhjet e 14 majit.

Ai shprehu mbështetje për kandidatët e primareve, ndërsa shtoi se  ka biseduar me Sali Berishën.

Duka: Jo se ndjehemi të mos begenisur por Kodi Zgjedhor nuk na mundëson një gjë të tillë nëse dalim në koalicion, gjë e cila na penalizon për të parë peshën e partisë sonë dhe për të mbajtur strukturat. Nëse vijojmë në të njëjtën mënyrë rrezikohen të shuhen partitë e vogla.

Pulaj: Çfarë keni folur me Berishën dhe Alibeajn?

Duka: Unë kam biseduar me Berishën dhe ai mesa di unë ka ftuar të gjitha partitë që ka në opozitë për të parë modalitet e hyrjes në zgjedhje, kemi kohë që punojmë për këshillat bashkiakë. Nuk masim dot forcat tona, do të jetë më mirë nëse dalim më vete duke mbështetur kandidatët e opozitës, ata duan apo s’duan pavarësisht preferencave personale janë ata të primareve të paktën në atë pellgun në Shqipërinë e Mesme ka mundësi të ndikojë me mijëra vota qoftë në Durrës, Elbasan apo Tiranë, dukshëm ata janë relevantë, nëse dalin kandidatë të tjerë nga pjesa tjetër e PD-së nuk bëjnë gjë tjetër të heqin disa vota. Ne i mbështesim kandidatët e primareve.

Kujtojmë se Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike ka dorëzuar këtë të premte deklaratën solemne për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Top Channel