4 shtetasve rumunë, 2 meshkuj dy femra të cilët u kapën duke transportuar kanabis, u është caktuar masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Seanca ka mbaruar pak momente më parë. Shtetasit rumun u mbrojtën nga avokat të caktuar kryesisht. Gjyqtare Herila Çela dhe prokuror Anton Pali.

Shtetasit rumun u ndaluan nga blutë e Vlorës tre ditë më parë si rezultat i aksionit policor “Camper”  në të cilin policia sekuestroi 260 kg lëndë narkotike, cannabis sativa.

Shtetasit rumun u mbajtën në monitorim dhe u ndaluan në “Qafë Botë” nga policia ndërsa transportonin me kamper lëndën narkotike me qëllim transportimin në Greqi. Droga ishte e vendosut në vende të përshtatura në dy kamperat.

Sipas informacioneve droga dyshohet të jetë furnizuar nga shtetas shqiptar. Të arrestuarit kamufloheshin si turistë për të bërë të mundur transportin e drogës, ndërsa merrnin me qera kampera luksoze për të transportuar drogën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA