Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Vlorë.

Pas një konflikti për motive të dobëta, 48-vjeçari Etmond Picari i cili ishte në gjendje të dehur, tentoi të vriste me armë zjarri një person tjetër.

Ai hyri me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte E. P., 39 vjeç, dhe qëlloi me armë gjahu në drejtim të tij.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 48-vjeçarit, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Top Channel