Foto ilustruese

Një 23-vjeçar në Elbasan ka marrë peng një person me ndihmën e disa personave të tjerë dhe e ka dhunuar me sende të forta për shkak se i ishte djegur mjeti.

N.L., 37 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit J. Zh.

Pas djegies së automjetit, J. Zh., me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin N. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dy autorët që dogjën mjetin, N. L., dhe A. S., banues në Elbasan, janë arrestuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim;

Në pranga ra edhe J. Zh., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpallën në kërkim U. G. dhe A. Zh., për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjeti tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi N. L., si dhe disa aparate celulare.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel