“Fokusi te lufta kundër korrupsionit”/ Dumani: Do të vendos të gjitha burimet e SPAK për këtë qëllim

16/03/2023 11:58

Lufta kundër korrupsionit është në fokus të punës së Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, është shprehu kreu i kësaj strukture, Altin Dumani.

Para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku sot po raporton punën e SPAK, Dumani tha se prioritet është hetimi i veprave me natyrë korruptive.

“Fokusi është lufta ndaj korrupsionit, hetimi i veprave penale me natyrë korruptive. Si drejtor i SPAK do të vë të gjitha burimet në funksion të këtij seksioni. Sa i takon krimit të organizuar, pritshëritë e mia janë shumë të mira”.

Top Channel