U gjet e vetme tek Liqeni, mamaja e 4-vjeçares paraqitet në komisariat pasi policia publikoi foton e vajzës

15/03/2023 20:20

Një 4-vjeçare është gjetur e vetme tek Parku i Liqenit pasditen e sotme, ndërsa pas lajmërimit nga policia dhe publikimit në meda, mamaja e saj e ka marrë në komisariat.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se: Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.

Policia informoi se vogëlushja quhej Merkel dhe kishte flokë të zinj, kishte të veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Uniformat blu u bënë thirrje qytetarëve që mund të kishin dijeni për familjarët e fëmijës të telefononin në numrin pa pagesë 112.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Top Channel