“Nuk dua ta shohin fëmijët e mi”/ Flet shqiptari që u dhunua rëndë nga policët në burgun grek: Jeta ime është në rrezik

15/03/2023 13:12

Sajmir Zefi, i burgosuri shqiptar që u dhunua nga katër policë në Greqi ka folur këtë të mërkurë në intervistë ekskluzive për “Shqipëria live”.

33-vjeçari rrëfeu se është dhunuar barbrarisht dhe është ofenduar rëndë nga efektivët.

“Më ofendonin nga shtëpia, familja, racizëm. Nuk mund t’i them në publik. Janë shumë të këqija ato që më thoshin”.

Në një nga rastet, tha Zefi, policët e kanë dhunuar në sy të familjarëve.

“Jam dhunuar në sy të mamit, babait dhe motrës. Polici i tha mamit do ta marrësh me arkivol djalin”.

Përveçse thotë se është dhunuar për shkak të racizmit, ai shprehet se nuk e ka idenë pse policët e kanë marrë kaq inat. “Nuk e di pse ndodhën kaq keq gjërat”, shtoi 33-vjeçari për “Shqipëria Live”.

Zefi apelon për drejtësi:

“Prokuroria i ka liruar policët pa kusht. Unë kërkoj të drejtat e mia. Kam dy fëmijë këtu në Greqi dhe nuk dua që fëmijët e mi t’i shohin këto gjëra. Jeta ime është në rrezik sepse çështja ka marrë shumë hapësirë këtu në Greqi”.

Top Channel