Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje tr evite më parë është arrestuar  nga policia në Shkodër.

Në pranga ka rënë Brisel Kurtmetaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B.

Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Për 29-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar arrest me burg për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel