Reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti për këtë të shtunë
15 vite më parë, në 15 mars, 26 persona humbi jetën në një nga ngjarjen më tragjike në vend, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec.
300 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi që shkatërroi banesat në zonë.
Hetimet për ngjarjen e rëndë janë zvarritur dhe vetëm një dekadë e gjysmë më pas, SPAK ka dorëzuar dosjen në gjykatën anti korrupsion.
Më herët, gjykata në këtë pikë ka shpallur fajtorë ish-zyrtarë të tjerë, nëpunës dhe ish-ushtarakë.
SPAK, po ashtu ka deklaruar se ka kryer verifikime mbi procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe Meico tek shoqëritë e huaja Evdin me seli në Qipro dhe ‘AEY ” me seli në Florida.
Më herët, në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.
Top Channel